E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veshtrim brenda RDGJ

shte trashegimia e nje shteti te shuar. 16 milione fotografi diapozitive dhe negative 111 kilometra rafte me dosje dhe 15.500 thase me letra te grisura gjenden ne arkivat e autoritetit federal per dosjet e Stasit Shtazit ne Berlin. Sigurimi i shtetit te RDGJ-se pergatiti dosje per mbi gjashte milione qytetare gjermane.

Para 20 vitesh me 2. Janar 1992 mund te shiheshin per here te pare zyrtarisht dosjet e Stazit. Terrenin per kete e pergatiti nje ligj i ashtuquajturi ligji per dosjet e Stasit i cili ishte futur pak me pare ne fuqi dhe rregullon deri me sot trajtimin e dosjeve te sigurimit te shtetit. Ky ligj nuk duhej te mundesonte vetem ballfaqimin me te shkuaren e RDGJ-se por do te merrte ne shqyrtim edhe punonjesit e sherbimit publik nese ata kishin qene  pjese e sistemit informues te Stasit. Ne vitin 1991 ky ligj u ripunua disa here.

Lote dhe ironi

Lutz Rathenow ishte nder te paret qe pa dosjen e tij ne vitin 1992. Shkrimtari dhe poeti gjermanolindor kishte rene ne sy te autoriteteve per shkak te deklaratave te tij kritike. Ne vitin 1976 ai u arrestua ndersa ne 1977 u perjashtua nga Universiteti i Jenes. Ai kujton se e ka pritur me shume interes 2 Janarin. Doja te behej me ne fund publike se cila eshte  e verteta. Dita e hapjes se dosjeve ne Gjermani shpetoi edhe shume intelektuale nga fajesimet dhe thashethemet thekson ai.

Poeti kujton se cfare ndjeu kur pa dosjen e tij. Ajo qe me ra nder mend ne janar 1992 ishte se kjo eshte njolla e gishterinjve te pushtetit te RDGj-se. Kjo eshte ana e keqe e ketij sistemi nje ditar i brendshem i ushtrimit te pushtetit. Ato jane me shume se sa dosje jane psikologjia e destruktivitetit specifik te regjimit.

Shkrimtari Lutz Rathenow kujton se ne nje tavoline madje u derdhen lot. Bashkeshorti i Vera Lengsfeld opozitares se atehershme gjermanolindore dhe sot politikane ne CDU kishte qene informant i regjimit. Ndersa ne nje tavoline tjeter dikush qeshte me ironi sepse punonjesit e sigurimit nuk zoteronin mire gramatiken gjermane.

Bildunterschrift Ish-ministria e Sigurimit te RDGJ

Edhe Ulrike Pope ben pjese nder te paret persona qe pane dosjet ne diten e hapjes se tyre me 2. Janar 1992. Aktivistja per te drejtat e njeriut nga Gjermania lindore kujton se iu vune perpara 40 dosje ku ndodheshin raportime te detajuara nga mbikqyrja qe i ishte bere asaj dhe familjes se saj. E habitshme qe per mua numri i informatoreve pra qe qene me shume se sa e kisha menduar une tjetra ishte intensiteti i observimit kishte qindra protokolle observimi mbishkrimi ne videot. Ne banesen perballe ishte vendosur nje videokamea qe filmonte ne dritaren tone. Po ashtu ne deren e shtepise ishte vendosur nje aparat qe regjistronte kedo qe hynte ne shtepine tone. E cuditshme ishte edhe plani qe behej per cdo vit se cfare strategjie do te ndiqej vitin e ardhshem.

Kapitull i paperfunduar

Kapitulli i RDGJ-s dhe dosjeve te Stasit edhe njezet vjet pas hapjes se tyre konsiderohet ende i pambyllur. Per shkrimtarin Rathenov dosjet duhet te mbeten te hapura qe vete njerezit ta mbyllin kapitullin e RDGj-s. Sipas Rathenov ballafaqimi me te shkuaren e regjimit te RDGJ-s do ta zgjase deri ne vitin 2035/36. Per shkrimtarin nje gje eshte e qarte Per te kuptuar motivet e ketij sistemi duhet te lexosh dosjet por ato duhen lexuar edhe per te kuptuar se si funksionojne sisteme te tilla sot... Dosjet jane modele te shtremberimit te realitetit nje organizim i teknikave te demagogjise e shtremberimit. Ato ofrojne nje psikologji te pushtetit qe fshihet pas qellimeve te mira dhe kjo psikologji ben te kuptosh te keqen qe fshihet aty brenda.

Edhe aktivistja Ulrike Poppe mendon se nuk ka ardhur fundi i rishikimit te se shkuares se RDGJ-s. Ne histori nuk vjen momenti kur mund te thuash po cdo gje eshte rishikuar.

Autor Arne Lichtenberg/Lindita Arapi

Redaktoi Auron Dodi

Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›