E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani konfirmon vrasjen e ministrit të Inteligjencës, paralajmëron hakmarrje pas sulmit ndaj fushës gjigante të gazit

Tensionet mes Iranit dhe Izraelit kanë hyrë në një fazë të re dramatike pas konfirmimit nga Teherani se ministri i Inteligjencës, Esmail Khatib, është vrarë në një sulm ajror izraelit. Së bashku me të, raportohen të vrarë edhe figura të tjera të larta të sigurisë dhe mbrojtjes.

Presidenti iranian Mazoud Pezeshkian konfirmoi vdekjen e Esmail Khatib përmes një postim në X.

“Vrasja frikacak e kolegëve të mi të dashur Esmaeil Khatib, Ali Larijani dhe Aziz Nasirzadeh, së bashku me disa anëtarë të familjeve të tyre dhe ata që shoqërojnë ekipin na ka lënë në zi”, shkroi ai.

Forcat e armatosura të Iranit kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin “veprime vendimtare” në përgjigje të sulmeve ndaj infrastrukturës së saj energjetike,

“Armiku ka sulmuar një pjesë të infrastrukturës së karburantit dhe energjisë së Iranit në jug. Siç u paralajmërua më parë, nëse karburanti, energjia, gazi dhe infrastruktura ekonomike e vendit tonë sulmohen nga armiku amerikano-sionist, përveç një kundërsulmi të fuqishëm kundër armikut, ne do të godasim rëndë edhe origjinën e atij agresioni. Ne e konsiderojmë të shënjestrojmë infrastrukturën e karburantit, energjisë dhe gazit të vendeve të origjinës legjitime dhe do të hakmerremi fuqishëm sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha ushtria iraniane në një deklaratë.

Izraeli ka goditur objektiva në Liban, përfshirë ndërtesa në qendër të Bejrutit, ku kanë humbur jetën të paktën dhjetë persona. Paralelisht, infrastruktura energjetike iraniane është sulmuar, duke shkaktuar zjarre në fushën gjigante të gazit South Pars. Ky veprim ka alarmuar Katarin, i cili e cilësoi “të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm”, duke paralajmëruar pasoja për sigurinë energjetike globale.

Ndërkohë, sulme me dronë dhe raketa janë raportuar në disa vende të Gjirit, përfshirë Dubain, Kuvajtin dhe Arabinë Saudite. SHBA ka ndërhyrë duke goditur pozicione raketore iraniane pranë ngushticës së Hormuzit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›