E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani kritikon qeverinë holandeze

Irani sot e ka akuzuar qeverinë holandeze për hipokrizi, në kuadër të mospajtimit diplomatik, pasi Irani ekzekutoi një femër për shkak të akuzave për kontrabandë me drogë.

Holanda e ka tërhequr ambasadorin e saj nga Teherani për konsultime, lidhur me dënimin me varje në Iran, ndaj gruas Zahra Bahrami, që ka shtetësi holandeze dhe iraniane dhe për dështimin e autoriteteve të Iranit, që trupin ta kthejnë te familja e saj.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane, Ramin Mehmanparast, tha se “vendet që pretendojnë të jenë të civilizuara”, i kthejnë rastet e lidhura me krim dhe trafikim të drogës, në çështje të të drejtave të njeriut, me qëllim që të bëjnë presion politik ndaj Iranit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›