E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadiç: Serbia në një formë e ka pranuar realitetin e Kosovës së pavarur

Ish presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka thënë se Serbia në një kuptim, e ka pranuar realitetin se Kosova është e pavarur dhe se edhe gjatë negociatave nuk e kishte ndërmend që ta bënte jo të pavarur Kosovën, por donte të përcaktonte kuadrin ligjor të asaj pavarësie.

Sipas tij, Serbia nuk ka më asnjë institucion apo instrument me të cilët do menaxhonte cfarëdo procesi në Kosovë.

Ai i ka bërë këto komente në një intervistë në të përjavshmen kroate “Globus”.

Udhëheqësi i Partisë Demokratike, deri para dy muajsh, president i Serbisë, Boris Tadiç tha në këtë intervistë se po të ishte në vendin e Tomisllav Nikoliç do të shkonte në Vukovar dhe Srebrenicë, dhe do ta zhdukte nga fjalori idenë e “Serbisë së Madhe”.

“Unë pres që Nikoliç të marrë parasysh interesat e popullit serb, që do të thotë se idetë e “Serbisë së Madhe” duhet të zhduken nga mendja dhe fjalori i tij”, tha Tadiç.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›