E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani mirëpret bisedimet me fuqitë botërore

Teheran - Irani do të mirëpresë dialogun konstruktiv me gjashtë superfuqitë e botës për çështjen e armëve bërthamore. Konfirmimi vjen nga kryenegociatori iranian, Saeed Jalili, i cili ka pasur një bisedë telefonike me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana.

Lajmin e bën të ditur televizioni shtetëror iranian. Reagimi i Iranit vjen pas deklaratës së para një jave nga gjashtëshja e shteteve më të fuqishme të botës, të cilat e ftonin Iranin në një takim për të diskutuar lidhur me programin e tij bërthamor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›