E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani mirëpret mesazhin e Obamës

Teheran - Irani e priti mirë mesazhin e presidentit amerikan, Barack Obama me rastin e Vitit të Ri iranian, por kërkon akte konkrete për të riparuar gabimet e të shkuarës, i deklaroi AFP-së Ali Akbar Javanfekr, këshilltar i shtypit të presidentit Mahmud Ahmadinexhad. "Ne e presim mirë vullnetin e presidentit amerikan për të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e të shkuarës, por mjeti për t'ia arritur kësaj nuk është t'i kërkohet Iranit të harrojë njëanshmërisht qëndrimin agresiv të SHBA-së në të shkuarën", deklaroi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›