E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA gati për të lënë Irakun

Bagdad - Gjashtë vjet pas fillimit të pushtimit të Irakut, më 20 mars 2003, ushtria amerikane po fillon të parashikojë fundin e misionit të saj dhe tërheqjen nga vendi, pa pasur megjithatë sigurinë se forcat irakiane mund ta administrojnë të vetme këtë situatë të re. 140 000 ushtarët amerikanë po bëhen gati të largohen. Në tre muajt e ardhshëm, njësitë amerikane duhet të largohen nga fshatrat dhe qytetet e vendit, çka shënon edhe preludin e një tërheqjeje masive në gusht 2010, përpara një largimi të plotë deri më 31 dhjetor 2011, njofton AFP e cila citon një gjeneral amerikan në Bagdat. Sipas këtij të fundit, vetëm një grusht ushtarësh do të qëndrojnë në qendrat urbane për të mbështetur operacionet irakiane.

Në vitin 2007, kur përpjekjet ushtarake amerikane ishin në maksimumin e tyre, më shumë se 160 000 ushtarë u dislokuan në Irak. Atë vit, 17 430 irakianë (ushtarakë, policë dhe civilë) u vranë gjatë dhunës, kryesisht fetare. Në 2008-n, bilanci ra në 6 772. Ndërsa dy muajt e parë të vitit 2009, me 449 të vdekur irakianë e çuan dhunën në nivelin e vitit 2003, kur regjimi i Sadam Hussein ra dhe dhuna fetare nuk kishte shpërthyer ende.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›