E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, të paktën 30 viktima

Kabul - Të paktën 30 militantë të armatosur u vranë sot gjatë përleshjeve të armatosura në provincën Helmand, në jug të Afganistanit, bëri të ditur sot ushtria amerikane në një komunikatë. ''Një patrullë e forcave afgane dhe koalicionit nën komandën amerikane u sulmua nga rebelët dhe forcat afgane dhe ato të koalicionit u përgjigjën me anë të një sulmi ajror ku si pasojë humbën jetën 30 rebelë'', deklaroi koalicioni në një komunikatë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›