Euro “qëndron e fortë” kundrejt Lekut
Edhe pse pritej që me ardhjen e emigrantëve monedha evropiane të zhvleftësohej, kjo sipas agjencive të këmbimit valutor nuk ka ndodhur.Këto agjenci bëjnë të ditur se sasia e Euros e ardhur nuk është e mjaftueshme për t’i dhënë “fuqi” lekut, ndryshe nga çka ndodhur vitin e shkuar. Zhvleftësimi i lekut nisi në fillim të këtij viti dhe vazhdoi, ku në disa periudha, një Euro u këmbye me 140 lekë, gjë që nuk kishte ndodhur më parë. Shumë ekspertë ekonomie thanë gjatë asaj kohe, se zhvleftësimi i lekut kishte arrdhur nga faktorë psikologjik se sa ekonomik.