E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani nënshkruan për ndërtimin e një gazsjellësi

Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendase të cilat citojnë një komunikatë të ministrisë iraniane të Naftës ku konfirmohet se "kontrata për ndërtimin e një gazsjellësi prej 660 kilometrash arrin në një miliard euro dhe u nënshkrua në prani të ministrave iranian dhe turk të Naftës dhe Energjisë".

"Me ndërtimin e një gazsjellësi të ri, vendi ynë do të jetë i aftë të eksportojë 50-60 milionë metra kub gaz në ditë drejt Turqisë dhe Evropës në tre vjet'', deklaroi Javad Ouji, zv/ministri iranian i Naftës si dhe drejtor i ndërmarrjes publike kombëtare iraniane ''Gas Company'' pasi nënshkroi marrëveshjen me grupin privat turk ASB.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›