Irani nuk do të diskutojë mbi të drejtat e tij bërthamore
Qëndrimin zyrtar të Teheranit e bën të ditur Ali Akbar Salehi, shefi i Organizatës për Energjinë Bërthamore të Iranit. Ai bëri të qartë se kjo përfshinte edhe impiantin e ri të deklaruar nga Irani për pasurimin e uraniumit, që ka nxitur Perëndimin ta dënojë gjërësisht atë.
"Nuk do të diskutojmë asgjë në lidhje me të drejtat tona bërthamore, por mund të diskutojmë mbi çarmatimin bërthamor, mund të diskutojmë mbi përpjekjen për mospërhapjen e armëve bërthamore dhe çështje të tjera të përgjithshme", deklaroi Salehi para gazetarëve.
"Impianti i ri bërthamor është pjesë e të drejtave tona dhe nuk është e nevojshme të diskutohet mbi të", u shpreh ai, duke shtuar se Teherani nuk do të braktisë aktivitetet e tij bërthamore për asnjë moment.