E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pekini blindohet përpara paradës ushtarake

Shumë vullnetarë të moshuar janë mobilizuar nëpër rrugët e kryeqytetit kinez si "roje të sigurisë".     

Një seri protestash të dhunshme dhe një shpërthim në një restorant në rajonin e trazuar Xinjiang, kanë acaruar nervat e banorëve, pavarësisht pranisë së madhe të policisë.
     
Zyrtarët kanë deklaruar se nuk po i teprojnë masat e sigurisë, duke marrë si shembull protestat në rajonet e largëta të Tibetit dhe Xinjiangut.
        
Masat e shumta të sigurisë që do të shoqërojnë paradën, dëshmojnë shqetësimin e autoriteteve komuniste se protestat mund të jenë vërtetë serioze.
     
Ata që jetojnë pranë sheshit “Tiananmen”, vendi ku do të zhvillohen aktivitetet kryesore, janë njoftuar që të furnizohen me ushqime, pasi mund të mos lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre deri në përfundim të paradës.
     
Aeroporti ndërkombëtar i Pekinit do të mbyllet për tre orë dhe forcat ajrore të sigurisë do të jenë në gatishmëri.
     
Qeveria është aq shumë e shqetësuar për kërcënimet nga ajri sa që ka ndaluar fluturimin e të gjitha balonave dhe ka urdhëruar të zotët e pëllumbave t'i mbyllin ata nëpër kafaze.
     
Edhe për disidentët është menduar, pasi aktivistët më të mirë të vendit janë vënë nën vëzhgim ose janë arrestuar muaj më parë.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›