Presidenti Sarkozi merr një letër kërcënuese
Burimet gjyqësore bëjnë të ditur se letra mbërriti në presidencë, dy ditë pas arrestimit të një të dyshuari në jug të Francës.
Autori anonim i kësaj letre, dërguar nga Roubaix, në veri të Francës, mendohet të jetë i përfshirë në ''celulën 34'' që është edhe origjina e 30 letrave të tjera kërcënuese shpesh të shoqëruara me nga një plumb, drejtuar që nga jugu i vendit politikanëve duke përfshirë dhe presidentin francez, Nikolas Sarkozi.
"Një tjetër letër e shoqëruar me një fishek, që mendohet të jetë postuar nga i njëjti person kundër policisë, u mor nga komisariati i qytetit rreth një javë para arrestimit të të dyshuarit'', theksuan burime policore.
Një 51-vjeçar, i papunë dhe anëtar i një klubi gjuetie, i cili dyshohej se dërgonte letra kërcënuese në emër të "celula 34", u arrestua më 20 shtator në Herepian, një fshat në jug të Francës.