E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani nuk e njeh Kosovën, aleanca me serbët

Nga Express më 07 shtator 2011 në ora 13:30

Irani kurrë nuk do njoh pavarësinë e Kosovës, edhe pse këtë e kërkojnë disa nga anëtaret e Organizatës Islamike. Kjo u theksua mbrëmë nga ndihmës ministri i punëve të jashtme të Iranit, Muhamed Mehdi Akondzadeh, në një darkë të organizuar me gazetarët serb në rezidencën e ambasadës iraniane në Beograd.

“Irani nuk e njeh Kosovën. Kam krijuar përshtypjen se populli serb është i fuqishëm dhe i ndershëm. Kam parë ndërtesat e rrënuara nga bombardimet e NATO-s dhe kam përshtypjen se edhe këto aksione nuk kanë arritur që të shkatërrojnë identitetin e popullit tuaj”, theksoi Akondzadeh.

Zyrtari i jashtëm iranian po merr pjesë në Konferencën e vendeve të painkuadruara që po mbahet në Beograd. Ai ka paralajmëruar se Irani do të forcojë marrëdhëniet me Serbinë me projekte konkrete në të ardhmen në Ballkan. (Indeksonline)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›