E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dilemat e Atifetes

Atifete Jahjaga hezitoi ta mbrojë aksionin në Veri para zyrtarëve në Bruksel. Ajo këtë u mundua ta bëjë gjatë një paraqitjeje mediale disa orë pasi Presidenca e bëri publik qëndrimin e Baroneshës Ashton se veprimet unilaterale nuk duhet të përsëriten më. E ambasadori Dell nuk ka asnjë dilemë për aksionin në pjesën veriore. Ai tha se 25 korriku ka prodhuar efekte pozitive. Nga Shpend Limoni më 07 shtator 2011 në ora 08:26

Presidentja Atifete Jahjaga ose ka harruar ose i ka rënë pishman për qëndrimet që i ka mbajtur rreth aksionit të Policisë së Kosovës për vendosjen e embargos në pikat doganore në kufirin verior.

Kreu i shtetit fillimisht ishte rreshtuar përkrah institucioneve dhe partive politike në vend duke mbështetur aksionin e 25 korrikut me arsyetimin se një veprim i tillë është shprehje e përkushtimit për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial.

Tash e disa javë zyrtarët më të lartë të vendit në pothuaj çdo eveniment përfshirë edhe sesionin e fundit të Këshillit të Sigurimit vazhdimisht janë deklaruar se ndërhyrja në Veri ishte ndërmarrë me qëllim të vendosjes së sundimit të ligjit.

Por Jahjaga duket se këtë nuk e parë të arsyeshme ta bëjë gjatë qëndrimit në Bruksel kur zyrtarë të BE’së kanë hapur këtë temë.

Sipas një komunikate të Presidencës së Kosovës e cila është lëshuar pas takimit të Jahjagës me Përfaqësuesen e Lartë të BE’së, Catherine Ashton, Prishtinës i është tërhequr vërejtja për aksionin e fundit në pjesën veriore.

Zyra për Informim e Presidencës ka cituar fjalë për fjalë një qëndrim të Baroneshës Ashton rreth ndërhyrjes së njësive speciale në pjesën veriore të vendit duke e quajtur atë një veprim “unilateral që nuk duhet të përsëritet më”

“Sa i përket aksionit në veri të Kosovës, zonja Ashton tha se “jemi të pakënaqur me aksionin unilateral në këtë pjesë dhe theksoi se kjo nuk duhet të përsëritet më” thuhet në njoftimin e Presidencës.

Por në njoftimin që ka dërguar Presidenca e Kosovës nuk ka ndonjë qëndrim të Jahjagës rreth kësaj çështjeje.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›