Tërmet i fuqishëm në Kili

Një tërmet i fuqishëm prej 7.1 ballësh i shkallës Rihter ka goditur pjesën qendrore të Kilit.
Deri tani nuk janë raportuar viktima apo dëme materiale.
Megjithate, shumica e banorëve të viseve bregdetare kanë braktisur shtëpitë nga frika e cunamit, edhe pse nuk është dhënë një paralajmërim i tillë.
Në shkurt të vitit 2010, tërmeti që e goditi zonën e njëjtë shkaktoi një cunami, i cili i shkatërroi qytetet bregdetare dhe shkaktoi vdekjen e më shumë se 500 njerëzve.