E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani se njeh Kosovën, aleanca me serbët

Irani kurrë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës, edhe pse këtë e kërkojnë disa nga anëtaret e Organizatës Islamike.
 

Kështu është shprehur ndihmës ministri i punëve të jashtme të Iranit, Muhamed Mehdi Akondzadeh, në një darkë të organizuar me gazetarët serb në rezidencën e ambasadës iraniane në Beograd.
 

“Irani nuk e njeh Kosovën. Kam krijuar përshtypjen se populli serb është i fuqishëm dhe i ndershëm. Kam parë ndërtesat e rrënuara nga bombardimet e NATO-s dhe kam përshtypjen se edhe këto aksione nuk kanë arritur që të shkatërrojnë identitetin e popullit tuaj”, theksoi Akondzadeh.
 

Ai ka paralajmëruar se Irani do të forcojë marrëdhëniet me Serbinë me projekte konkrete në të ardhmen në Ballkan.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›