E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani tërheq ambasadorin nga Qiproja

Ministri i Jashtëm i Qipros ka thënë se Irani ka tërhequr ambasadorin e tij nga Nikozia, pas ekstradimit të një shtetasi iranian nga Qiproja në Shtetet e Bashkuara.

Ekstradimi është bërë nën akuzat se i dyshuari ka shkelur sanksionet për armë të Kombeve të Bashkuara kundër Republikës Islamike.

Ministri i Jashtëm qipriot, Ioannis Kasuulides, ka bërë publik lajmin në një konferencë në Uashington.

Detaje për identitetin e iranianit të ekstraduar nuk janë dhënë.

Irani është nën disa sanksione të OKB-së, pasi refuzon të ndalojë aktivitetet bërthamore.

Vendet e Perëndimit theksojnë se ky program i tij ka për qëllim krijimin e armës atomike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›