E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkencëtari britanik bojkoton Izraelin

Fizikanti britanik, Stephen Hawking, ka bërë të ditur se nuk do të ndjekë një konferencë ndërkombëtare, e cila do të mbahet në Izrael muajin e ardhshëm, sepse “ka vendosur që ti përgjigjet pozitivisht thirrjes së palestinezëve për bojkotimin e kontakteve me akademikët izraelitë”.

Deklarata është publikuar nga Universiteti i Kermbrixhit.

Vendimi do të thotë se njëri nga shkencëtarët më të famshëm në botë i është bashkuar bojkotit, i cili kundërshton trajtimin e palestinezëve nga ana e Izraelit.

Konferenca e qershorit në Izrael organizohet nga presidenti i këtij vendi, Shimon Perez. Temë e takimit do të jetë Përballja me të nesërmen – 2013″

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›