E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA sekuestrimi i tre vajzave ne Cleveland

Është pikërisht ai, Ariel Kastro përgjegjësi i vetëm i dhunës dhe i skllavërisë që i janë nënshtruar tre vajzat prej dhjetë vjetësh në Klivlend. Kastro është akuzuar formalisht për rrëmbim personi dhe përdhunim, në një kohë që hetimet për rastin që ka shokuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë, për të zbardhur anën e errët të kësaj ngjarjeje. Një nga pikat e hetimit është dhe roli që kanë pasur dy vëllezërit e tjerë. Prokurori Viktor Perez është shprehur se ende nuk ka asnjë akuzë apo provë për atë që mund të kenë bërë dy vëllezërit e tjerë kundrejt vajzave. Xhina është e para nga të treja që është kthyer në shtëpi, ndërsa hetuesit po kërkojnë 5 fetuse, fryt i përdhunimeve dhe aborteve. tezja e njërës prej vajzave ka bërë apel që të mos bëhen objekt sulmi familjet e rrëmbyesve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›