E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tajlanda ekstradon trafikantin rus në SHBA

Bankok, 20 gusht – Gjykata tajlandeze e Apelit ka vendosur sot të ekstradojë trafikantin e dyshuar rus të armëve, Viktor Bout, për në SHBA për t’u përballur me akuza të terrorizmit, pas dy vjet të presionin diplomatik nga Washingtoni.

 I njohur me nofkën “Tregtari i Vdekjes”, Bout 43-vjeçar, siç njofton AP, do të përballet në SHBA me akuza të trafikimit të armëve në vitet 90’ për diktatorët dhe zonat e konfliktit në Afrikë, Amerikën Jugore dhe Lindje të Mesme.

Ai është mbajtur në një burg të sigurisë së lartë në Tajlandë që nga arrestimi i tij në mars 2008. Pritet që brenda tre muajve Bout t’i dorëzohet autoriteteve amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›