Irani u jep dy muaj kohë pilotëve rus të largohen
Agjencia iraniane Fars citoi ministrin e Transportit, Hamid Behbahani, të ketë thënë se Irani nuk ka nevojë për ata.
ky ultimatum vjen pasi një aeroplan i prodhimit rus u përfshi nga zjarri kur fluturonte në verilindje të Iranit në muajin janar, duke shkaktuar plagosjen e më shumë se 40 personave.
Ndërkohë, marrëdhëniet mes Teheranit dhe Moskës janë ftohur edhe për shkak të dështimit të Moskës që t’ë dërgojë sistemin e avancuar të mbrojtjes raketore S-300 në Iran, për arsye se Shtetet e bashkuar kanë kundërshtuar që ky sistem të bjerë në duart e iranianëve.
Muajin e kaluar, Rusia tha se mund të mos shesë armë nëse shitja do të çonte në destabilizimin e rajonit.