E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Irfan Tomini", prej muajsh kantier pa punëtorë

Punimet e nisura kohë më parë dhe të papërfunduara akoma janë shndërruar në një problem të madh edhe për banorët e rrugës "Irfan Tomini në Tiranë . Qytetarët që jetojnë në këtë zonë ankohen se punimet për rikonstruksionin e rrugëve kanë nisur disa muaj më parë, por gropat e kanalizimet vazhdojnë të jenë të hapura, ndërsa punëtorët e firmës ndërtuese ka ditë që nuk punojnë fare. Sipas tyre kjo gjëndje është shumë e vështirrë për ta, sepse këto punime të tejzgjatura shkarkojnë vazhdimisht pluhur dhe papastërti , madje ata theksojnë se nga kanalet e hapura kundërmojnë nje erë shumë e rëndë .
Sipas banorëve të "Irfan Tominit", kanalet e hapura dhe gropat me ujëra të zeza rrezikojnë të jenë burim infesksionesh. Ata mes të tjerash shprehen se disa arsye të këtyre vonesave mund të kenë qenë edhe fushatat elektorale dhe zgjedhjet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›