Vaksina, kategoritë që do të përfitojnë
18/07/2009 Gripi i derrave
Prodhimi i vaksinës për virusin e gripit të derrave nuk do të jetë i mjaftueshëm për mbulimin e nevojave reale të gjitha shteteve që do të kërkojnë sigurimin e vaksinës për mbrojtjen e popullatës. Duke iu referuar kësaj gjendjeje, qeveritë e vendeve përkatëse duhet të përcaktojnë kategoritë më rriskuese, të cilat duke filluar nga muaji shtator do të jenë prioritet në aplikimin për marrjen e vaksinës mbrojtëse kundër efekteve të gripit të derrave. Deklarata është bërë dje nga nëndrejtoresha e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën Nata Menabde, e cila në takimin e zhvilluar me ministren tonë të Shëndetësisë Anila Godo kanë diskutuar planin e masave që duhen marrë për të garantuar mbrojtjen e popullatës nga prekja masive. Për sa i përket vaksinimit të grupeve të popullsisë, në takim u theksua se kategoritë e domosdoshme që duhen vaksinuar janë punonjësit e shëndetësisë, të cilët duhet të jenë në shëndet dhe eficiencë të plotë të tyre, punonjësit e disa institucioneve, sikurse bankave apo nivele të caktuara të administratës. Ndërkohë është shumë e rëndësishme të vaksinohen fëmijët e vegjël, personat që janë me sëmundjeve kronike (veçanërisht respiratore), gratë shtatzënë, kjo për shkak të problemeve që ky virus mbart te kjo shtresë. Aktualisht pranë institucioneve spitalore dhe qendrave shëndetësore kanë filluar të zhvillohen seancat e informimit të bluzave të bardha për marrjen e informacioneve të duhura në lidhje me kapjen sa më të hershme të këtij virusi si dhe trajtimin në kohë. Pavarësisht se në vendin tonë ende nuk ka rezultuar asnjë rast zyrtar i prekur me këtë virus, ekspertët e shëndetit publik kanë pohuar se do të jetë shumë e vështirë që të ndalet virusi në kufij, duke parë dhe përhapjen masive në shtetet fqinje. Ndërkohë deri tanë janë analizuar më shumë se 70 mostra, për të cilat ka pasur dyshime të prezencës së virusit. Megjithatë, analizat kanë treguar se në asnjë rast nuk ka rezultuar virus i gripit të derrave, por bëhet fjalë vetëm për grip normal. Përfaqësuesja e OBSH-së, Menabde, zhvilloi gjithashtu edhe një takim me Kryeministrin Sali Berisha, i cili shprehu edhe një herë vendosmërinë për thellimin e reformave në shëndetësi, në përputhje këto dhe me parimet e OBSH-në.