Shuma e kredisë rreth 80% e vlerës së banesës në treg
18/07/2009 Metropol vijon publikimin e listës së plotë të aplikuesve të përzgjedhur
Çmimet e banesave do të jenë në varësi të shtrirjes së bashkive përfituese
Përveç evidentimit në listën zyrtare të personave që banojnë në ish-pronë private, të cilët do të mund të përfitojnë nga programi i strehimit social, është përcaktuar edhe kufiri masës së kredisë që kjo kategori duhet të tërheqë në sistemin bankar. Për realizimin e kësaj të fundit merren parasysh jo vetëm vendndodhja e qytetit ku përfituesi bën pjesë, por dhe numri i familjarëve. Llogaritjet e bëra për masën e kredisë që do jepet për qytetarët që banojnë në ish-pronë private kanë të përcaktuar se shuma e kësaj kredie nuk do të jetë më shumë se 80 për qind e vlerës së banesës në treg. Aplikuesi menjëherë sapo të gjejë vendin e banimit mund të zyrtarizojë procedurat e tërheqjes së kredisë, e cila do të shlyhet në një afat kohor prej 30 vjetësh, me interes zero. Megjithatë, përfituesit duhet të plotësojnë kushtin kryesor të trajtimit me strehim social e që është niveli i të ardhurave që ata duhet të faktojnë se i disponojnë. Çmimi i banesës në tregun e lirë do t’i referohet kufirit të përcaktuar në vendimin e posaçëm të Këshillit të Ministrave si dhe testimit të tregut nga ana e Entit Kombëtar Banesave. Për blerjen e banesave udhëzimi përcakton se për ato zona që nuk janë në tabelën e listës së çmimeve si referenca nuk do të merren ato të zonave më të afërta. Vlera e shitjes së apartamenteve për çdo metër katror të sipërfaqes së shfrytëzimit për kryeqytetin varion nga 6200 deri në 17500 lekë. Këto dy shifra konsiderohen si vlera minimale dhe maksimale e vlerës mesatare të shitjes për çdo sipërfaqe shfrytëzimi të apartamenteve të tregut të lord. Ndërkohë vlera mesatare e çmimeve ndryshon sipas zonave në të cilat do të sigurohen dhe apartamentet përkatëse. Për rrethet është parashikuar që kufiri minimal dhe maksimal i kostos mesatare të shitjes së apartamenteve do të variojë nga 8157 lekë për metër katror (për zonën e Fushë-Arrzit) në 70586 lekë për metër katror që është për qytetin e Durrësit, ndërsa për qytetet e tjera çmimet variojnë ndërmjet këtyre kufijve.