Irina Shayk refuzon të presë me gërshërë fanellën e Messi-t (VIDEO)

Një video interesante është parë në Greqi. Në një parti të MTV në Greqi, bukuroshja ruse Irina Shayk është provokuar nga një gazetar grek.
E dashura e Cristiano Ronaldos pati rastin për ti vënë gërshërët fanellës së njeriut që po i merr Topat e Artë të dashurit të saj, por ajo u tregua fisnike me gjestin e saj.
Gazetari grek i ofroi Irinas gërshërët për të prerë fanellën e Messit, por ajo nuk e bëri këtë, madje tentoi t’i presë flokët atij./Indeksonline/