E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banoret diskutojne gjate hartimit te buxhetit te javes

Debati mes Arbrit dhe Liamit vazhdon per nje kohe te gjate ndersa Franceska merr zarfin e buxhetit te javes dhe te gjithe mblidhen ne dhomen e ndenjes. Franceska lexon udhezimet zarfit dhe banoret marrin informacionet e duhura per te marre produktet qe do te konsumojne gjate javes.

Pas leximit te zarfit ku banoret keshillohen qe te bejne qarte llogarite ne sasi dhe shume te produkteve qe do te blejne fillojne menjehere diskutimet. Ata nisin te diskutojne se cfare do te porosisin per kete jave ku vend te rendesishem si gjithmone zene cigaret.
Kete here Franceska shenon produktet qe banoret deshirojne te blejne ndersa banoret e tjere japin mendimet e tyre dhe kerkesat qe kane secili. Si gjithmone ne momentin e llogarive te buxhetit lindin diskutime me tone te larta per cigaret dhe per disa produkte te tjera luksi.

Ermali ndihmon Francesken ne llogaritjet e buxhetit dhe te gjithe japin mendimin e tyre. Franceska i kundershton banoret te cilet nuk marrin asgje per te gatuar gjelle. Pas nje kohe te gjate diskutimesh banoret e perfundojne porozin e tyre dhe u kthehen perseri bisedave te tyre te zakonshme

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›