E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhelozi ne azil plagoset gruaja

Xhelozia është bërë shkas për një grindje, me pasojë një të plagosur  mes dy të moshuarve të cilët bashkëjetonin prej vitesh.  66 vjeçarja Sulltane Muharremi ka mbetur e plagosur më thikë pas një konflikti për motive xhelozie  që kjo e fundit kishet pasur më të dashurin e saj,  Maliq Tafaruçi 69 vjeç.  Ngjarja është zhvilluar në ambjentet e shtëpisë së të moshuarve në qytetin e Kavajës, vend në të cilin dy protagonistët  kishin vendosur të kalonin  vitet e fundit të jetës.  Por,   as aty nuk kanë mundur të shkojnë mirë me njëri tjetrin, pasi sipas banorëve të tjerë të shtepisë  66 vjeçarja ndihej e kërcënuar me jeteb herë pas here nga 69 vjeçari.   Drejtori i shtëpisë së të moshuarve në qytetin e Kavajës, Mehmet Rrapi, tregon të gjithë rrjedhën e ngjarjes, që nga momenti i ndodhisë së saj.  Sipas tij,  66 vjeçarja është qëlluar me thikë për motive banale nga një tjetër banorë i shtëpisë së të moshuarve, me të cilin ajo kishte pasur një lidhje të hershme. 
66 vjeçarja ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit në repartin e reanimacionit, ndërsa 69 vjecari është prangosur nga policia e Kavajës, nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, vepër për të cilën pritet të dënohet me disa vite burg, duke i dhënë fund edhe lidhjes së tyre pas disa dekadash    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›