Irlandë, 2/3 e votuesve mbështesin Traktatin e Lisbonës
Ky është rezultati i sondazhit më të fundit për dokumentin më të rëndësishëm që do të mundësonte reformimin e institucioneve të Bashkimit Evropian. Irlanda është i vetmi vend i bllokut evropian 27-anëtarësh që do të zhvillojë një referendum popullor për ratifikimin e Traktatit të Lisbonës, pasi irlandezët votuan kundër dokumentit në një referendum të mëparshëm në qershor të vitit të kaluar. Referendumi i dytë pritet të zhvillohet më 2 tetor.
Sipas sondazhit të gazetës irlandeze "Sunday Business Post", afro 62 për qind e të anketuarve u shprehën se do të votonin "po" në referendumin e muajit të ardhshëm, 23 për qind kundër, ndërsa 15 për qind prej tyre nuk janë ende të vendosur. Sondazhi është kryer gjatë kësaj jave me anketimin e më shumë se 1000 personave.
Për të hyrë në fuqi, Traktati i Lisbonës duhet të ratifikohet më parë nga të gjitha shtetet e BE-së. Irlanda, Polonia, Çekia dhe Gjermania janë katër shtetet që ende nuk kanë përfunduar procedurën e ratifikimit të këtij dokumenti të rëndësishëm evropian.