Irlanda euro bie edhe pas paktit te BE

Euro ka rene serish ndaj dollarit diten e sotme kur tregjet u hapen nje dite pasi ministrat evropiane rane dakord per dhenien e ndihmes financiare per Republiken Irlandeze.
Diten e diel ministrat arriten nje marreveshje per nxjerrjen e Irlandes nga balta me nje vlere prej 85 miliarde eurosh.
Sot euro ra me 0.8 per qind ne 1.3136 dollare qe eshte edhe kuota me e ulet qe prej 21 shtatorit.
Gjithashtu si ne Irlande edhe ne Spanje e Portugali te ardhurat nga mbledhja e taksave mbeten te larta gje qe tregon se tregu nuk eshte ende i bindur se problemet e vendeve evropiane me deficitin jane zgjidhur.
Tregjet evropiane kane qendruar ne kuota te uleta edhe ne mesdite nderkohe qe euro ka rene edhe ndaj paundit britanik ne 84.15 kuota me e ulet qe prej shtatorit.