E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seuli Koreja e Veriut krim cnjerezor

Presidenti i Korese se Jugut Lee Myung Bak e ka cilesuar si nje krim cnjerezor sulmin e kryer javen e kaluar nga Veriu ndaj nje ishulli.

Lee ka deklaruar se ndihet thellesisht pergjegjes per faktin se nuk arriti te mbronte banoret e ishullit Jeonpjeong ku dy marinare dhe dy civile humben jeten.

Tensionet mes dy Koreve mbeten te larta nderkohe qe Shtetet e Bashkuara dhe Jugu po zhvillojne nje stervitje te perbashket.

Aeroplanmbajtesja George Washington dhe kater anije te tjera luftarake amerikane jane bashkuar me mjetet lundruese te marines koreano-jugore.

Nga ana tjeter qeveria e Penianit vazhdon te ngule kembe se sulmi me predha u provokua nga levizjet ushtarake te Seulit ne afersi te ishullit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›