Wikileaks SHBA njoftojne edhe Shkupin

Ambasada amerikane ne Shkup ka njoftuar qeverine maqedonase lidhur me informacionet qe jane publikuar ne faqen e internetit Wikileaks.
Lajmin e bejne te ditur agjencite lokale te shtypit te cilat citojne burime prane Ministrise maqedonase te Puneve te Jashtme.
Sipas burimeve nga 250 mije dokumente te publikuara 522 jane korrespondenca analiza dhe raporte mbi situaten ne Maqedoni.
Ato jane hartuar nga ambasada amerikane ne Shkup dhe me pas jane dorezuar ne Departamentin e Shtetit ne Uashington.
Mes ceshtjeve qe kane te bejne me Maqedonine saktesojne burimet eshte edhe ajo e emrit kushtetues me Greqine.