E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irlanda ka gati kerkesen per ndihme nga BE dhe FMN

Dublin 21 nentor NOA - Ministri irlandez i Ekonomise Brajan Lenihan deklaroi sot se do ti propozoje qeverise se vendit te tij qe Dublini te kerkoje zyrtarisht ndihmen e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Nderkombetar per te kapercyer veshtiresite ne sistemin bankar.

Ndonese nuk dha nje shifer te sakte te ndihmes qe Irlanda do te kerkoje nga BE dhe FMN Lehinan la te nenkuptohet se behet fjale per nje shume qe mund ti kaloje dhjetra miliarde euro.

Eksperte te Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Nderkombetar po diskutojne qe prej se enjtes ne Dublin lidhur me detajet teknike te ndihmes qe do te marre qeveria irlandeze.

Ministri irlandez i Ekonomise tha se eshte e rendesishme qe Irlanda te vazhdoje investimet te ruhet stabiliteti i ekonomise te ulet risku i borxhit si dhe te stabilizohet sistemi bankar.

Sipas tij ndihma qe llogaritet ne miliarda euro nuk ka nje destinacion te caktuar por me shume do te sherbeje si garanci per sistemin bankar i cili u detyrua te marre kredi marramendese nga Banka Qendrore Europiane per te zbatuar nje politike te deshtuar te kreditimit te banesave.

mit/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›