Totenhemi mund Arsenalin ne Emirates elsi kapet nga djajte

Arsenali nuk arriti te administronte avantazhin e pjeses se pare duke dale i mundur nga derbi me Totenhemin qe u luajt pasditen e djeshme ne stadiumin Emirates.
Skuadra e Vengerit e pa veten ne epersi te dyfishte brenda 27 minutash pas golave te francezit Samir Nasri 9 dhe sulmuesit maroken Marun Camakh. Keshtu me rezultatin 2-0 u mbyll gjysma e pare e lojes nderkohe qe e dyta foli per Totenhemin. Bejl ne minuten e 50-te Van nder Vart ne te 67-n me penallti dhe Kabul kater minuta nga fundi vulosen suksesin e Gjelave dhe disfaten e Topcinjve. Ky deshtim perfaqeson per Arsenalin nje shans te djegur per tu ngjitur ne krye te renditjes. Ekipi londinez rreshqiti keshtu ne vendin e trete me 26 pike dy me pak se Celsi dhe Mancester Junajtid qe nga dje udheheqin me pike te barabarta Premier Ligen. Keshtu ne takimin qe u zhvillua ne St. Andrews ishin vendasit e Birmingemit ata qe shfrytezuan rastin e vetem per shenim per te marre keshtu nje fitore te rende ndaj bluve te Ancelotit. Ne minutat e para te takimit Salomon Kalu dhe Didier Drogba nuk diten te shenonin gol edhe pse paten raste shume te pastra shenimi. Nga ana tjeter prej gabimeve te dy futbollisteve afrikane mesoi Li Bojer. Ish-lojtari i Njukasellit ne minuten e 17-te shenoi ne rrjeten e Peter Ceh pas nje harkimi te mire qe mori nga Larson dhe nje prekjeje te topi nga Zherom. Me pas Celsi provoi perseri por nuk mundi qe te shenonte asnje gol. Keshtu djemte e Ancelotot regjistruan humbjen e trete ne 4 takimet e fundit duke i lejuar Junajtidit qe ti barazoje me pike 28 kane te dyja ekipet. Djemte e Fergusonit nga ana e tyre bene detyren perballe Uiganit qe e mbylli takimin me nente lojtare. Ne Old Trafford skuadra e drejtuar nga Fergusoni beri gjithcka mire duke realizuar dy gola. Patrik Evra dergoi Djajte e Kuq ne epersi ne fund te pjeses se pare 45 ndersa Havier Hernandez shenoi nje gol te shkelqyeshem me koke ne pjesen e dyte 77 per te vulosur keshtu fitoren e vendasve. Keshtu disfatat e Celsit dhe Arsenalit i dhane bukuri dites se perkryer te Mancester Junajtid qe barazohet ne pike keshtu me Blute e Londres.
Rezultatet
Dje
Liverpul 3 - 0 Uest Hem
Birmingem 1 - 0 Celsi
Bllekpull 2 - 1 Ulverhampton
Bolton 5 - 1 Njukasell
WBA 0 - 3 Stok Siti
Mancester J. 2 - 0 Uigan Atletik
Arsenal 2 3 Totenhem
Sot
1430 Bllekbern - Aston Vila
1700 Fullham - Mancester Siti
Neser
2100 Sanderlend - Everton