Pogradeci ruan kreun Partizani turperohet nga Mamurrasi
Kryesuesi i Kategorise se Pare Pogradeci triumfoi 2-0 ndaj Terbunit te Pukes ne javen e 10-te me nga nje gol ne cdo pjese loje ne Gjorgji Kycyku me Sajmir Hahaj ne te paren me penallti dhe Edi Cajkun ne te dyten. Liqenoret 6 fitore ne 6 ndeshje ne shtepi konfirmuan veten si nje nga pretendentet kryesore per tu ngjitur ne Kategorine Superiore per here te fundit kane qene ne sezonin 1992-1993. Nderkohe nje tjeter pretendente Apolonia e vendit te dyte arriti nje fitore shume te veshtire e te rendesishme ne Velipoje duke fituar 3-2 me Aden vendase fale nje goli te realizuar nga Agim Meto shtate minuta perpara perfundimit i njejti futbollist qe kishte realizuar edhe golin e pare te fierakeve. Ada arriti te permbyste dizavantazhin me Niken dhe Balicin por Meto 2 dhe Goro fiksuan e pare ne transferte te fierakeve. Keshtu Meto u ngit ne kuoten e 7 golave duke qene ai golashenuesi me i mire i Kategorise se Pare. Per sa i perket Kamzes se Eduard Zhupes duhet thene se ajo e djeshmja ishte nje ndeshje pozitive pasi ruajti te njejtin hap te dy kryesuesve te tjere duke fituar 2-0 ndaj Burrelit me golin e Ervin Kryemadhit ne fundin e pjeses se pare dhe Enri Tafajt ne dyten. Nderkohe qe nga Lushnja erdhi nje rezultat surprize ne Roza Haxhiu jeshilet fituan 5-0 perballe Gramozit te Ersekes te cilit i mungonin disa nga lojtaret me te rendesishem. Galica Varfi Byzhyti Cela dhe Metushi ishin autoret e golave per jeshilet e Artan Banos skuadra e tij nuk ka pesuar asnje gol ne 540 minuta te luajtura ne shtepi. Nderkohe qe ne Tirane Mamurrasi vazhdoi serine e surprizave kesaj radhe ndaj Partizanit ne takimin luajtur ne Selman Stermasi. Per Mamurrasin ne fitoren e dyte te tyre ne transferte dhe te gjashten sezonale shenoi Mziu ne minuten e 70-te. Ne takimet e tjera spikat barazimi i Tomori te Beratit ndaj Gramshit te vendit te fundit. Keshtu beratasit pas barazimit qe moren nje jave me pare me Partizanin humben dy pike te tjera te cmuara ne luften per te kapur vendet e kreut. Edhe Luftetari ne nje prej sezoneve me te dobeta te tij nuk shkoi me shume se barazimi pa gola ndaj Beselidhjes se Lezhes duke fiksuar barazimin e katert ne gjashte ndeshje te luajtura ne Gjirokaster. Nderkohe qe Vlora arriti te merrte nje pike te cmuar ne Bilisht ne barazimin 2-2 por me te vecanten se ishin vendasit ata qe permbysen avantazhin e vlonjateve Beqiri Rustemi kur kishin mbetur vetem dy minuta loje nga koha e rregullt Islami Kote.
Renditja
Nd. Pike
1. Pogradeci 10 22
2. Kamza 10 21
3. Apolonia 10 21
4. Lushnja 10 19
5. Mamurrasi 10 19
6. Tomori 10 15
7. Gramozi 10 15
8. Beselidhja 10 14
9. Terbuni 10 11
10. Partizani 10 11
11. Bilisht S. 10 11
12. Luftetari 10 10
13. Burreli 10 10
14. Vlora 10 10
15. Ada 10 6
16. Gramshi 10 4