Irlanda në krye të BE-së: Prioritet zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor
Irlandë- Prioriteti i Irlandës në krye të Bshkimit Evropian do të jetë anëtarësimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane.
Shteti ishullor mori më një janar presidencën e BE-së dhe në një deklaratë për mediat ministrja për Çështjet Evropian, Lussinda Creyton, tha se synimi kryesor mbetet rritja ekonomike, por nuk mbetet pas edhe zgjerimi.
“Irlanda do ta përkrahë fuqishëm anëtarësimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE. Ne do të angazhohemi edhe për qytetarët e ardhshëm të Unionit”,- tha ajo.
Më tej ministrja deklaroi se do të punohet për të përshpejtuar negociatat me Islandën, ndërtsa do të kërkohet me ngulm që pjesë e Unionit të jenë Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: