Ronaldo: “Ju falënderoj për duriminNë një konferencë për shtyp, portugezi është shprehur i kënaqur edhe për kualifikimin e Portugalisë në botërorin e ardhshëm në Afrikën e Jugut

Rrjetet sociale:
Kristiano Ronaldo i ka falënderuar të gjithë njerëzit që e mbështetën dhe treguan durim me të gjatë periudhës gati një mujore që e la jashtë fushës së blertë për shkak të dëmtimit. Në një konferencë për shtyp, portugezi është shprehur i kënaqur edhe për kualifikimin e Portugalisë në botërorin e ardhshëm në Afrikën e Jugut, pavarësisht se nuk kontribuoi dot në dy ndeshjet e plejofit kundër Bosnjë-Hercegovinës (1-0/0-1). “Dua t’i falënderoj të gjithë madrilenët për mbështetjen dhe durimin e treguar. Tashmë jam gati për t’u kthyer dhe do të jap gjithçka. Falënderoj edhe ata që më ndihmuan të rikuperohesha dhe klubin që më dha besimin”, - ka thënë “CR9”.
Numri i klikimeve - 2393
E Enjte, 19 Nentor 2009