Irlanda ne prag te ndihmes financiare nga BE
Republika e Irlandes eshte ne bisedime paraprake me Bashkimin Europian per nje mbeshtetje te mundshme financiare per shkak te situates shume te rende te deficitit buxhetor.
Sipas nje zyrtari te larte nuk behet me fjale nese por kur do te kete nevoje Irlanda per ndihmen e Fondit Europian te Stabilitetit Financiar qe mund ti ofroje nje pakete shpetimi si ne rastin e Greqise ne muajin maj te ketij viti. Financiarisht kjo ndihme mendohet qe te jete nga 60 deri ne 80 miliarde euro. Nderkohe Dublini ka bere te ditur se nuk ka ende bisedime ne lidhje me ndihmen e mundshme dhe se gjithcka eshte duke u diskutuar ne parim. Komisioni Europian nuk e ka komentuar ende formalisht kete ceshtje. Zyrtaret e Eurozones kane deklaruar se nderkohe kane nisur diskutimet dhe se ka shume gjasa qe Irlanda te marre asistencen financiare per te cilen ka shume nevoje.
Ne muajin maj ishte Greqia vendi ku ndihma e BE-se dhe e FMN-se u aplikua per here te pare ne formen e nje pakete ndihme qe e shpetoi vendin nga nje katastrofe e sigurt dhe nje falimentim i turpshem. Pas rastit te Greqise kishte dhe shume vende te tjera problematike qe u perfolen per perfitimin e nje ndihme financiare nga instrumenti i ri financiar. Aktualisht pervec Irlandes qe ka shume shanse te jete vendi i dyte qe do te perfitoje nga kjo ndihme eshte edhe Spanja ajo qe ka nje ekonomi gjithashtu te lekundur dhe problematike per shkak te deficitit shume te larte buxhetor.