E Diel, 1 Nëntor 2026

Jam 72 vjece dhe kam plane per nje femije tjeter

Mamaja me e mocme ne bote

Kur i sheh te dyja se bashku dore per dore te percjellin nje ndjesi shume te mire edhe pse pamja eshte shume e ndryshme nga realiteti. Nga larg te dyja duken si mbesa me gjyshen e saj te mocme ne fakt jane nene e bije. Nena 72-vjecare ndersa e bija 6 vjece. Mamaja eshte rumune dhe 6 vjet me pare lajmi i shtatzenise se saj ne moshen 66 vjece beri buje dhe xhiron e botes. Por Adriana Iliesku eshte shume e lumtur qe ka sjelle ne jete nje femije te mrekullueshem si Eliza.

Adriana e pranon se e tregon plotesisht moshen e saj dhe perpiqet qe ta shmange sa me shume qe te jete e mundur pasqyren pasi prej shume kohesh nuk e shijon me pamjen qe pasqyrohet ne te. Adriana eshte shkrimtare dhe lektore letersie ne nje universitet rumun dhe jeton se bashku me te bijen Elizen ne nje apartament me dy dhoma ne kryeqytetin e vendit Bukuresht.

Pasqyra shpesh eshte e pameshirshme me grate por nese do te flisja per energjine time ajo eshte shpesh energjia e nje 27-vjecare dhe kur ndihem e lodhur mosha e energjise sime mund te shkoje deri ne 37. Jam me e shendetshme se grate qe kane gjysmen e moshes sime thote Adriana. Kjo grua e guximshme me nje energji te jashtezakonshme jo vetem qe ka thyer nje tabu personale por ka vene ne pikepyetje bindjet e deritanishme ne lidhje me aftesine dhe forcen e gruas per te pasur nje femije edhe ne nje moshe shume te madhe. Nga ana mjekesore te sjellesh ne moshe nje femije ne moshe te madhe eshte plotesisht e mundur. Une personalisht jam mire e shendetshme fizikisht e menderisht dhe besoj se eshte e mundur qe ne te ardhmen te sjell ne jete edhe nje tjeter femije. Por per momentin nuk po nxitoj ne kete drejtim.

Adriana nuk po nxiton Si eshte e mundur qe nje grua ne moshen 72 vjece te thote se nuk po nxiton qe te sjelle ne jete nje tjeter femije Duket si paradoksi me i madh i kesaj bote se si ajo gjykon per forcat dhe mundesite e saj duke i konsideruar si te pakufishme. Edhe sa kohe mendon kjo grua se ka ne dispozicionin e saj per te ndermarre persiper projektin e sjelljes ne jete te nje femije qe eshte nje nga projektet me te gjate dhe me te mundimshem te qenies njerezore Sipas Adrianes hezitimi i saj per te sjelle ne jete nje tjeter foshnje nuk ka te beje as me friken e moshes apo se nje dite do ta lene fuqite por me faktin se aktualisht ka nje lidhje te jashtezakonshme me vajzen e saj Elizen te cilen do te deshironte qe ta shijonte ne keto kushte sa me gjate para se te sillte ne jete nje tjeter femije.

Une ndihem kaq afer me Elizen dhe jam kaq e lidhur me te sa nuk jam e sigurt here pas here nese dua qe ta ndaj kete dashuri edhe me nje tjeter femije. Eliza eshte nje femije shume energjik e i qeshur dhe nje femije shume i lumtur. Ajo eshte gjithcka per mua dhe para saj nuk ka asgje tjeter vlere. Femija eshte i imi dhe eshte ne qendren e kujdesit te mendimeve dhe te ndjenjave te mia. Une nuk pi duhan nuk pi alkool dhe nese do te jetoj aq gjate sa kane jetuar edhe prinderit e mi atehere do ta shoqeroj Elizen derisa ajo te jete 20 vjece. Kam shume gjera per ti mesuar dhe per ti dhene kesaj vajze.

Dy vjet me pare ne nje interviste te fundit qe dha per shtypin Adriana ishte shume e dobesuar dhe ndihej e lodhur dhe jo kaq energjike. Vecanerisht ajo ndihej ndryshe kur krahasohej me nenat e femijeve te tjere te bashkemoshatareve te vajzes se saj. Ajo kujton se ne ate kohe ishte shume e zene me rritjen e Elizes dhe se shpesh nuk kishte kohe as te lante floket. Sot Eliza eshte ne shkolle dhe Adriana mendon se sfidat me te cilat u perball dy vite me pare do te vijne duke u lehtesuar sepse vajza e saj nje pjese te madhe te kujdesjeve vetjake i ben vete cka perben nje lehtesim shume te madh per Adrianen. Kam dashur qe time bije te mos i mungonte asgje qe gjithcka ta beja mire me te dhe kjo me shkaktoi pak lidhje gjate tri viteve te pare te jetes sime te re me Elizen. Por Eliza per fat eshte nje femije shume i shoqerueshem e gazmor dhe me ka falur dhe me fal vazhdimisht momente te jashtezakonshme per te cilat ia vlen cdo lloj sakrifice.

Rezultati i punes dhe perkushtimit te madh te Adrianes tek e bija ka bere qe Eliza te jete nje femije shume i perparuar edhe nga ana akademike. Ajo qe para se te shkonte ne shkolle ka ditur te shkruaje e te lexoje si dhe te zgjidhe probleme matematike te veshtira. Adriana vete eshte nje njeri shume i rezervuar. E tille ka qene gjithmone dhe u eshte shmangur edhe bisedave me mamate qe presin femijet e tyre te dera e shkolles. Dhe kurioziteti ndaj kesaj gruaje afermendsh qe eshte i madh dhe Adriana nuk ka deshire qe te humbase kohe per te shuar kuriozitetin e njerezve. Elizen e saj te dashur e ///////konceptoi permes procesit te epruvetes nga nje sperme e dhuruar dhe nga implantimi i vezeve ne nje klinike shume te specializuar per fertilitetin. Dhe rasti i saj ne menyre te padiskutueshme ka thyer cdo rekord dhe mund te quhet historik. Vete ardhja ne jete e Elizes vazhdon qe te ndaje opinionet e njerezve e te mjekeve dhe specialisteve te fushave te tjera. Vendimi i Adrianes ne ate kohe 66 vjece per te sjelle ne jete nje femije u konsiderua grotesk i tmerrshem dhe nje akt i tejskajshem egoizmi. Kjo nga ana e grupeve te ndryshme fetare. Murgjit e inatosur nga nje vendim i tille ne Bukuresht e quajten vendimin e saj veper te djallit. Por vete Adriana nuk ka asnje lloj keqardhjeje per vendimin e saj dhe per te ky eshte vendimi me i mire qe ka marre ne jeten e saj dhe per te gjithe ata qe i njohin nene e bije dashuria e Elizes per te emen eshte jashtezakonisht e madhe. Pas saj edhe gra te tjera te moshuara kane sjelle femije ne jete. Ne dhjetor te vitit 2006 spanjollja Carmela Bousards deklaroi se ishte nena me e mocme ne bote krahasuar me Adrianen. Ajo tha se ishte 6 muaj me e madhe nga Adriana dhe kishte sjelle ne jete dy binjake. Ne nentor te vitit 2008 Rajo Devi Lohan e cila tha se ishte 70 vjece lindi nje vajze ne Indi. Por ne korrik te ketij viti ajo ishte duke vdekur per shkak te nje komplikimi gjate lindjes. Ne te njejtin muaj 66-vjecarja nga India Bhateri Devi u be mamaja me e mocme ne bote duke sjelle ne jete 3 femije. Per Adrianen ky eshte nje triumf i grave qe kane qene te pamundura te sjellin ne jete femije gjate periudhes se tyre te fertilitetit. Adriana ka lindur ne nje familje te pasur dhe u martua kur ishte vetem 20 vjece. Po ate vit mbeti shtatzene. Por mjeket e keshilluan qe ta abortonte femijen per shkak se ajo sapo e kishte marre veten nga tuberkulozi dhe mjeket kishin frike per te ardhmen e bebit. Ajo pranoi pa qejf qe ta hiqte femijen. Me te shoqin u divorcua 4 vjet me pas dhe nuk u martua kurre duke qene se donte qe te kishte nje karriere akademike. Nuk mund te coja neper mend qe te mendoja per femijet ndersa isha duke punuar por ne moshen 37-vjecare pasi perfundova doktoraturen isha e gatshme qe te sillja ne jete nje femije. Por ne ate kohe mjekesia nuk ishte aq e zhvilluar dhe mjeket me thane se per mua ishte shume vone qe te sillja nje femije ne jete. Kur Adriana mbushi 57 vjece Rumania mund te kryente mbjelljen artificiale. Adriana nisi punen per te mbetur shtatzene por ishte shume e veshtire per nje sukses dhe me pas gjeti nje mjek te pershtatshem qe i mori persiper sjelljen ne jete te Elizes. Njerezit qe me kritikojne mua jane xheloze sepse une kam nje jete te plotesuar. Nuk eshte nje gje e lehte qe te shkruash 25 libra dhe te jesh nje profesoreshe universiteti dhe njeherazi te kesh edhe nje femije thote Adriana. Ne Rumani por edhe ne bote grate jane shume te zena dhe jo vetem se bejne shkence por edhe thjesht per te jetuar. Une doja nje femije por kam qene gjithmone shume e zene dhe nuk kam pasur asnje partner. Adriana thote se nese ajo do te vdese pa arritur qe Eliza te kete arritur moshen e pjekurise mjeku qe e solli ate ne jete do te jete engjelli i saj mbrojtes. Sa per anen financiare Elizes do ti mbeten tri prona qe e ema i ka trasheguar nga prinderit e saj. Po ne fund te fundit ///qe eshte e drejte qe Eliza te kete nje mama kaq te moshuar Kur Eliza te jete 15 vjece Adriana do te jete 82 dhe a do te kete ajo energji per tu marre me nje adoleshente Eliza ka nisur qe te vere re ndryshimin mes nenes se saj dhe nenave te bashkemoshatareve te saj dhe kjo mund ti krijoje probleme. Une nuk ia them kurre moshen time bije. I kam thene se kur u bera 40 vjece mosha ishte nje ceshtje qe duhej te mbetej personale.

Adriana eshte duke kaluar periudhen me te mire te jetes se saj. E realizuar profesionalisht dhe me femijen e endrrave ajo eshte e bindur qe ka vepruar drejt pavaresisht gjykimeve te te tjereve dhe se ne nje rast te tille te veshtire ka qene pa diskutim edhe me shume fat.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›