Obama Kines Mos u mbeshtesni tek eksportet
Jane thelluar te carat mes qeverive te ndryshme te G20-s vendeve me te industrializuara te botes te cara dhe kontradikta keto qe dolen ne pah ne takimin e fundit te lidereve te ketyre vendeve ne Seul te Korese se Jugut.
Keto kontradikta jane shfaqur edhe njehere ne takimin e djeshem te vendeve te Azi-Paqesorit me ne te cilin merrnin pjese edhe perfaqesuesit me te larte te Uashingtonit dhe te Kines. Keta kane vazhduar qe te mbajne pozicionet e tyre ne lidhje me tregtine dhe monedhat.
Presidenti amerikan Obama ne kete takim paralajmeroi vende si Kina qe te mos e varnin shume shpresen ne eksportimin e mallrave ndersa Presidenti i Kines Hu Jintao ritheksoi angazhimin e Pekinit per nje reforme graduale te regjimit te tij te shkembimit te monedhes. Nje nga mesimet e rendesishme qe jane nxjerre gjate krizes ekonomike na ka mesuar kufizimet e varesise sone ndaj konsumatoreve amerikane dhe eksporteve aziatike ne lidhje me rritjen ekonomike ka deklaruar Obama ne forum. Ecja perpara nuk duhet qe te nenkuptoje per vende te ndryshme se duhet te bazohet thelbesisht ne eksportet me Ameriken ka vazhduar Obama. Kete fjalim ai e beri edhe ne mbyllje te turneut te tij 10-ditor ne Azi te cilin e ndermori per te krijuar me vendet e rajonit nje klime te re bashkepunimi kryesisht ne fushen ekonomike. Gjate ketij takimi Obama ka takuar disa nga faktoret me te fuqishem politike dhe financiare te kontinentit.
Shtetet e Bashkuara dhe Kina fajesojne njera-tjetren ne lidhje me demet qe i shkaktojne tregtise nderkombetare. Uashingtoni eshte kunder jenit te zhvleftesuar qe sipas tij i jep Kines avantazhe ne eksportimin e mallrave. Pekini nga ana e tij argumenton se banka qendrore amerikane Rezerva Federale po ndermerr nje politike qe ka per synim te dobesoje dollarin amerikan dhe te rrise eksportet. Hu e mori fjalen ne podiumin e konferences menjehere pas Obames dhe deklaroi se biznesmenet ne Kine donin qe te shtrinin kerkesen per rritje ekonomike dhe deklaroi gjithashtu se do te reformonte monedhen e vendit sikurse e kishte premtuar. Keshilltari i Obames per ceshtjet e sigurise kombetare Tom Donilon ne nje konference te mevonshme per shtyp deklaroi se Kina duhet qe te tregonte progres ne reformimin e monedhes dhe duhet te bente hapa konkrete deri ne viziten e Presidentit te saj ne Uashington e planifikuar per janarin e ardhshem. Obama dhe Hu iu bashkuan lidereve te vendeve te tjera qe merrnin pjese ne kete konference ne lidhje me fokusimin te politikat qe kane te bejne me rritjen e balancuar ekonomike dhe ndermarrjen e hapave konkrete drejt krijimit te nje zone te gjere te tregtise se lire ne nje rajon si Azia qe karakterizohet per rritjen shume te madhe dhe te shpejte ekonomike.