E Diel, 1 Nëntor 2026

Irlanda parashtron shkurtimet buxhetore me te medha ne histori

Rekordi Do te preken te varfrit dhe do te rriten shume taksat

Qeveria irlandeze ka parashtruar dje planin me te rende te shkurtimeve te buxhetit publik qe perfshin ne menyre te kombinuar shkurtimet drastike dhe rritjen e taksave ne perpjekje per te permbushur kushtet qe i vune Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Nderkombetar ne kembim te 85 miliarde eurove qe shpresohet ta shpetojne vendin nga situata e rende e krizes se bankave.

Behet fjale per nje strukture radikale qe do te ndryshoje teresisht menyren se si eshte qeverisur vendi deri me tani. Eumlshte nje plan qe do te preke pa perjashtim cdo qytetar dhe sektor te ekonomise irlandeze por mbi te gjitha do te bjere mbi supet e punetoreve studenteve dhe ekonomise irlandeze pra qe do te fuse ne nje situate te veshtire njerezit me te ardhura te pakta. Kjo mase tashme ka provokuar inat dhe kundershti nga nje pjese e irlandezeve nderkohe qe te tjere duket se i jane nenshtruar fatit.

Masat kyce perfshijne shkermoqjen e te gjitha perfitimeve te mireqenies rritje te taksave te te ardhurave dhe ne pergjithesi te te gjitha taksave rritje te ndjeshme te tarifave universitare vendosjen e takses se pronesise dhe taksim te madh edhe te ujit te pijshem. Me ane te ketyre masave Dublini shpreson qe te kurseje 15 miliarde euro gjate tre viteve te ardhshme 10 miliarde do te vijne nga shkurtimet dhe 5 miliarde do te sigurohen nga rritja e taksave. Kryesisht qeveria ka injoruar keshillat se shkurtime dhe reduktime te tilla ne mesin e recesionit do te thellojne edhe me shume dhimbjen e njerezve dhe do te shkaterrojne te gjitha shpresat per daljen nga situata e rende brenda vendit.

E vetmja gje per te cilen qeveria mund ta konsideroje veten deri- diku te suksesshme eshte mosprekja ose mosperfshirja ne kete pakete te takses shume te ulet korporative qe ka qene edhe nje nga avantazhet me te medha qe Irlanda u ka afruar te huajve te cilet kane dashur te investojne ne vend. Per kete takse qeveria u vu ne presion shume te rrepte nga Bashkimi Europian por ia doli qe te mos ta prekte. Kjo mosprekje eshte denuar nga shume vende te Eurozones dhe te Bashkimit Europian sipas te cilave kjo eshte nje mase qe krijon pabarazi dhe padrejtesi ne menyren e te berit biznes mes vendeve te organizates. Nje mase e rende eshte edhe ajo e reduktimit te pages minimale me 12 qe eshte shume e rende per familjet me te ardhura te pakta. Familjet dhe individet me te ardhura te pakta vitet e fundit gjate shkelqimit te Tigrit Kelt kane gezuar shume perfitime si taksa te uleta e perfitime te tjera per shkak te statusit dhe pamundesise se tyre per te paguar shume. Madje 45 e personave te kesaj kategorie nuk kane paguar fare. Kjo epoke tani ka marre fund dhe taksa e te ardhurave do te aplikohet tani ndaj te gjithe atyre individeve qe marrin mbi 15 mije euro ne vit. Edhe taksa e TVSH-se do te rritet me 2.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›