E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisionet hetimore ne praktiken e Gjykates Kushtetuese

Ne raportin e fundit te BE-se thuhet se komisionet parlamentare ne Shqiperi kane qene shpesh forume grindjesh partiake dhe rralle kane prodhuar ndonje rezultat. Ne Kuvend ka munguar konsensusi midis mazhorances dhe opozites. Ky eshte ne fakt konstatim por edhe verejtje sinjal per te reflektuar. Ne Kushtetuten e vitit 1998 u perfshi edhe neni 77 pika 2 ku thuhet Kuvendi ka te drejte dhe me kerkesen e nje se katertes se te gjithe anetareve te tij eshte i detyruar te caktoje komision hetimi per te shqyrtuar nje ceshtje te vecante. Perfundimet e tyre nuk jane te detyruara per gjykaten por mund ti njoftohen Prokurorise e cila i vlereson sipas procedures ligjore. Komisionet hetimore veprojne sipas procedures se parashikuar ne ligjin Per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit. Ky eshte ligji ne fuqi me numer 8881 date 2/5/2002. Ne mars te vitit 2002 Kuvendi i propozoi Presidentit te Republikes shkarkimin nga detyra te ish-Prokurorit te Pergjithshem A. Rakipi per akte e sjellje qe kane diskretituar rende poziten e prokurorit gjate ushtrimit te detyres neni 149 pika 2 te Kushtetutes por ne ate kohe nuk u procedua me ngritjen e komisionit hetimor sepse ligji qe permendem me lart nuk ishte miratuar ndersa ndryshimet ne Rregulloren e Kuvendit u bene ne dhjetor 2005.

Presidenti i Republikes e pranoi te drejte dhe te bazuar propozimin e Kuvendit dhe vendosi shkarkimin e tij nga detyra. Vendimi i Parlamentit dhe dekreti i Presidentit u konsideruan antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese sepse ishte cenuar parimi Kushtetues per nje proces te rregullt ligjor neni 42/1. Prokurorit te Pergjithshem nuk i ishte lene koha e mjaftueshme per njohjen e materialeve ne ngarkimin e tij. Si rrjedhim ai ishte provuar nga e drejta e mbrojtjes. Lidhur me kete ceshtje ne vendimin nr. 76 date 25/04/2002 te Gjykates Kushtetuese thuhej I perket Kuvendit te Shqiperise ta riparoje kete shkelje duke rishqyrtuar ceshtjen ne perputhje me parimet kushtetuese dhe normat e gjithepranuara nderkombetare per nje proces te rregullt ligjor. Besoj se ne te gjithe jemi ne dijeni sesi u riparua kjo shkelje Nuk u perfill vendimi i Gjykates Kushtetuese u dekretua dhe u miratua nje tjeter Prokuror i Pergjithshem.

Ne maj te vitit 2003 nje grup prej 32 deputetesh iu drejtuan Gjykates Kushtetuese per te interpretuar perfundimisht nenin 77 pika 2 te Kushtetutes. Cfare u be shkas qe Gjykata Kushtetuese te vihej ne levizje per kete interpretim Ne ate kohe Kuvendi kishte miratuar vendimin dt. 24/02/2003 qe refuzonte krijimin e komisionit parlamentar per hetimin e veprimtarise se kryetarit te Bashkise dhe ish-ministrit te Kultures ndersa pas 16 diteve ne 10 mars 2003 Kuvendi miratoi krijimin e komisionit parlamentar per shqyrtimin e ligjshmerise te perdorimit te fondeve publike dhe te ardhurave te tjera ne Ministrine e Kultures dhe Bashkine e Tiranes per periudhen 1992-2002. Perse Gjykata Kushtetuese u investua ne interpretimin e nenit 77 pika 2 e Kushtetutes.

Ndodhemi ne nje rast te tille - thuhej ne vendimin nr. 18 date 14/05/2003 te Gjykates Kushtetuese - kur kerkesa evidenton se jane verejtur qendrime te ndryshme nga Kuvendi i Shqiperise ne lidhje me kuptimin qe i eshte dhene nenit 77 pika 2 e Kushtetutes dhe me qellim qe ne te ardhmen te evitohen interpretime kontradiktore ne praktiken parlamentare gjykata Kushtetuese cmon se paraqitja e kesaj kerkese e investon ate te ushtroje juridiksionin e saj kushtetues per te realizuar interpretimin perfundimtar. Do te ndalem ne menyre te vecante ne vendimin e mesiperm te gjykates jo vetem per rendesine e tij te vecante por edhe per faktin sepse ai ne pjese te vecanta te tij megjithese kane kaluar 7 vjet lexohet dhe konceptohet ndryshe nga mazhoranca dhe ndryshe nga opozita. Ne fakt vendimi eshte i qarte. Sipas mendimit tim ne keto 18 vjet te ekzistences se Gjykates Kushtetuese ai eshte vendimi me i mire interpretues cilesor me nivel te larte doktrinar dhe orientues qe nuk le shtigje per keqinterpretime qe u ka dhene pergjigje ceshtjeve me te rendesishme te permbajtjes dhe frymes te nenit 77 pika 2 te Kushtetutes. Komisionet parlamentare hetimore jane instrumente te rendesishme qe i japin mundesi Kuvendit te ushtroje kontrollin e tij mbi ekzekutivin si dhe te mbledhin informacionin e nevojshem per ceshtje te vecanta. Ne nje sistem parlamentar ku qeveria formohet nga shumica parlamentare dhe si rrjedhim disponon shume mjete dhe hallka per permbushjen e funksioneve te saj e drejta e kontrollit hetimor i njihet sidomos pakices e cila ne fakt ka mjete te kufizuara. Ne kete veshtrim opozita mund ta shnderroje komisionin hetimor ne nje instrument te fuqishem kushtetues si rrjedhim do te ishte e rekomandueshme qe komisione te tilla te drejtoheshin nga opozita. Kjo nuk do te thote qe mazhorances i ndalohet kerkesa per ngritjen e ketij apo atij komisioni hetimor. Nuk mund te diskutohet apo te kundershtohet ngritja e komisionit hetimor kur kete e kerkon nje e katerta e deputeteve te Kuvendit. Objekti i hetimit te komisionit parlamentar si rregull nuk mund te reduktohet nga shumica pa pelqimin e pakices. Do te ishte e pakuptimte hetimi nese objekti i tij do te reduktohej ne ate mase sa te humbiste qellimin e tij. Diskutimi apo kundershtimi i hetimit parlamentar mund te ishte i motivuar vetem ne rastin kur objekti i tij do te bindte ndesh me parimet kushtetuese. Kete na e thote qarte vendimi interpretues i Gjykates Kushtetuese i vitit 2003. Keto parime mund te ishin ndarja e pushteteve procesi i rregullt ligjor prezumimi i pafajesise etj. Nese nuk cenohen parimet kushtetuese nese respektohen kompetencat ekskluzive te organeve te tjera nese nuk dublohet veprimtaria e tyre nese Parlamenti vepron brenda sferes se kompetences se tij nuk mund te pengohet ushtrimi i kontrollit parlamentar. Ekzistenca e parimeve te tilla nuk lejon ndikim diktues mbi gjykatat. Vendimet gjyqesore sic dihet mund te ndryshohen vetem nga instancat me te larta gjyqesore. Raporti perfundimtar i nje komisioni hetimor edhe pse nuk ka efektet detyruese mbi gjykatat ndikimi i tij mund te ishte i konsiderueshem. Gjykata Kushtetuese i ka dhene pergjigje pyetjes cduhet kuptuar me nocionin kushtetues ceshtje e vecante natyrisht jo ne forme shteruese. Qellimi i ngritjes se komisionit hetimor eshte njohja e nje fenomeni e nje ngjarje e nje veprimtarie. Nepermjet hetimit parlamentar mund te dale nevoja e permiresimeve te metejshme ne legjislacion mund te evidentohet nese ligji eshte shkelur dhe a ka pergjegjesi per kete. Kur eshte rasti qe rezultojne te dhena per kryerjen e ndonje vepre penale materiali perkates i dergohet prokurorise. Komisioni parlamentar hetimor nuk ngre akuza penale. Me te drejte ne vendimin interpretues te Gjykates Kushtetuese thuhet se Organet e pushtetit publik qe i nenshtrohen kontrollit parlamentar duke i transpemuar fakte dhe te dhena perfaqesuesve te popullit permbushin njekohesisht detyrimin kushtetues per te qene transparent ndaj publikut. E drejta e informimit e sanksionuar ne Kushtetute qe i garantohet edhe nje individi nuk mund ti refuzohet perfaqesuesve te zgjedhur. Komisionet hetimore parlamentare qe jane ngritur ne me te shumten e hereve kane synuar te godasin personin dhe jo te hetojne fenomenin. Kjo nuk do te thote se komisione parlamentare nuk mund te ngrihen edhe per te hetuar veprimtarine e personave te zgjedhur ose te emeruar nga Parlamenti por gjithmone duke respektuar parimet kushtetuese. Tipike jane rastet e kerkesave per shkarkimin e ish- Prokurorit te Pergjithshem z. Sollaku. Ne kundershtim me kushtetuten dhe vendimin e Gjykates Kushtetuese te vitit 2003 u veprua me prokurorin e mesiperm ne vitet 2006 dhe 2008. Ne te dyja rastet mosmarreveshja e kompetencave midis Kuvendit dhe prokurorise u zgjidh ne favor te Prokurorise. Ne te dyja keto vendime Gjykata Kushtetuese konstatoi se Kuvendi kishte nderhyre ne kompetencat ekskluzive te prokurorise se ai Kuvendi veproi jashte sferes se kompetencave te tij madje ne rastin e dyte ne raportin e grupit nismetar per ta bere te padiskutueshem veprimtarine e Kuvendit e cilesoi ate si sovran dhe si rrjedhim kur flet sovrani te tjeret duhet te heshtin ne kete rast duhet te heshte Presidenti dhe Gjykata Kushtetuese. Por kjo e fundit nuk heshti nuk u konfirmua. Ne vendimin e saj doktrinar te vitit 2008 argumentohej se cfare eshte demokracia parlamentare dhe si duhej konceptuar ajo edhe ne raport me ngritjen dhe funksionim e komisioneve hetimore parlamentare. Argumente te tilla ishin ne fakt nje zhvillim i metejshem interpretues i Gjykates Kushtetuese i vitit 2003.

Nuk me lejon koha te ndalem ne permbajtjen e ketyre vendimeve por e shoh te nevojshme ti referohem vetem diapozitivit te tyre qe thuajse jane te njejta. Ne to thuhet qe Gjykata Kushtetuese vendosi te zgjidhe mosmarreveshjen e kompetencave te lindura mes dy organeve shteterore subjekt ne mosmarreveshje. Kuvendi thuhet ne vendim nuk ka kompetence te kontrolloje dhe te vleresoje vendimet e prokuroreve ne ceshtjet konkrete per mos fillimin e procedimit final per pezullimin e hetimeve per pushimin e ceshtjeve penale per marrjen e masave te sigurimit si dhe vendimeve te tjera qe lidhen me ushtrimin e ndjekes penelave dhe perfaqesimin e akuzes ne gjyq. Te propozosh shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem duke cenuar per te dyten here parimin e ndarjes se pushteteve te kompetencave te organeve te pavarura sic eshte edhe prokuroria te dalesh jashte sferes se kompetencave qe ka Parlamenti nuk mund te konsiderohet gabim ne koncept ose ne interpretim por kundervenie ndaj Kushtetutes dhe vendimeve interpretuese te Gjykates Kushtetuese. Ka afro nje vit e gjysme qe komisioni hetimor per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit 2008 nuk eshte ngritur. Nuk eshte qellimi i kesaj kumtese te hyje ne detajet e kesaj ceshtjeje dhe as te behet pjese e ketij konflikti. Por ne zbatim dhe frymen e Kushtetutes si dhe vendimeve te Gjykates Kushtetutes nuk do te ishte e drejte te ngurohej te heshtej te mos shpreheshin mendime te natyres profesionale qofshin ato edhe te ndryshme. Jo rastesisht u ndala dicka me teper ne ceshtjen e shkarkimit te Prokurorit te Pergjithshem dhe ne menyre te vecante ne vendimin interpretues te Gjykates Kushtetuese. Ka kohe qe flitet per kuti dhe flete votimi per ruajtjen apo djegien e tyre per hetim legjitim apo ilegjitim per standarde te larta apo te cunduara te zgjedhjeve etj. Keto le ti diskutojne dhe ti zgjidhin partite politike me dialog konsensus dhe kompromise. Deshira e te gjitheve eshte ti zgjidhin sa me shpejt sepse kjo eshte ne interesin tone ne interes te vendit. Por cfare mund te ishte jo ne perputhje me Kushtetuten ne hetimin e zgjedhjeve Sipas mendimit tim i mbeshtetur kryesisht ne nenin 77 pika 2 e Kushtetutes dhe vendimeve te Gjykates Kushtetuese nuk do te ishte ne perputhje me Kushtetuten nese ne objektin e hetimit do te perfshihej 1. kontrolli dhe vleresimi i bazueshmerise ligjore te vendimeve te KQZ-se 2. kontrolli dhe vleresimi i bazueshmerise ligjore te vendimeve te Kolegjit Zgjedhor te Gjykates se Apelit 3. kontrolli dhe vleresimi i bazueshmerise ligjore te vendimeve te prokurorit apo te gjykates qe kane lidhje me zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Kufizime te tjera lidhur me objektin e hetimit mendoj se nuk duhet te kishte natyrisht eshte e drejte e secilit te mendoje ndryshe por duhet te argumentohet cili do te ishte veprimi tjeter qe nuk do te ishte ne perputhje me Kushtetuten. Te argumentosh do te thote ti referohesh dispozites perkatese kushtetuese qe mund te cenohet dhe jo te flasesh ne pergjithesi duke permendur vetem shprehjen une mendoj.

Ka persona qe kur debatojne per ceshtje te tilla nuk kane parasysh rolin funksionet dhe kompetencat e komisioneve hetimore parlamentare. Ata nuk njohin ose anashkalojne ate qe thuhet jo vetem ne vendimin e Gjykates Kushtetuese te vitit 2003 por edhe te ligjit Per organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore te Kuvendit. Me lejoni ti referohemi disa neneve te ketij ligji. Sipas nenit 4 ato zbatojne rregulloren penale. Ne nenin 14 thuhet se komisionet hetimore kryejne hetime therrasin titullar institucionesh per pyetje kerkojne nga ata informacione apo dokumente zyrtare marrin ne pyetje deshmitare dhe persona te tjere. Komisioni hetimor ka te drejte te marre te dhena nga burime te ndryshme te ngarkoje eksperte dhe te urdheroje kryerjen e ekspertimeve. Sipas nenit 17 komisioni ne sherbim te hetimit administron cdo lloj dokumenti cilido organ qe i disponon keto dokumente kur i kerkohen eshte i detyruar ti vendose ne dispozicion te komisionit ndryshe ka pergjegjesi ligjore. Besoj se kete ceshtje e ka te qarte edhe KQZ-ja si dhe personeli i saj ndihmes. Sipas nenit 16 te ligjit kur deshmitari nuk paraqitet per arsye te perligjura i kerkohet organeve te policise ta shoqeroje ate me force. Jane pikerisht keto arsyet se Gjykata Kushtetuese eshte shprehur se komisionet hetimore gjate aktivitetit te tyre ushtrojne edhe kompetenca gjyqesore apo quasi gjyqesore. Per fat te keq dhe per arsye te ndryshme tek ne ceshtje te thjeshta paraqiten te nderlikuara dhe konfuze ose ne te kunderten. Qofsha i gabuar por konfliktin prej nje viti e gjysme per te ngritur ose per te mos ngritur komisionin hetimor per zgjedhjet disa profesioniste me pervoje te mjaftueshme ne fushen kushtetuese dhe ligjore por me integritet te rinj apo te vjeter mund ta kishin zgjidhur brenda nje ore e gjysme. Eumlshte fjala per shfaqe mendimi dhe jo per vendimmarrje qe ka Parlamenti. Ndoshta kjo nuk ka ndodhur sepse ne ndonje rast mendimi i pavarur profesional mund te bjere ndesh me interesa te ngushta politiko-koniunkturore te caktuara. Dhe megjithate gjallerimi i mendimit juridik eshte jo vetem i domosdoshem ne drejtim te forcimit te shtetit ligjor te konsolidimit te demokracise por aktualisht edhe teper i nevojshem.

Autori Kumtesa e plote e mbajtur ne konferencen e Institutit per Studime Gjyqesore dhe Kushtetuese

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›