Irlandezët votojnë sot Traktatin e Lisbonës
Në referendumin e para një viti votuesit iralandezë i thano jo këtij traktati, ndërkohë që ai të hyjë në fuqi kërkon miratimin e të gjitha vendeve.
Në thelb Traktati i Lisbonës ka si qëllim rrisë rolin ndërkombëtar të BE-së dhe të thjeshtëzojë marrjen e vendimeve.
Kryeministri i Irlandës thotë se nuk ka plan B nëse traktati nuk kalon, por tani si në Dublin ashtu si edhe në Bruksel ka konsensus se Traktati është i vdekur nëse irlandezët thonë përsëri jo.
Dhe gjasat janë shumë të vogla. Gjendja ekonomike në Irlandë është aq e zymtë, sa shumë nga votuesit nuk duan të rrezikojnë një tjetër krizë me një votë kundër.
Partitë e opozitës nuk kanë pranuar ta kthejnë këtë votim në një referendum për performacën e qeverisë. Votat e referendumit do të numërohen ditën e shtunë.