E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: Kuvendi të heqë mandatin Mediut

Ai shtoi se familjarët e viktimave të gërdecit, pasi e paguan një herë me çmimin e vdekjes tragjedinë e Gërdecit, tashmë me taksat e tyre i paguajnë edhe rrogën Fatmir Mediut.

“I bëjmë thirrje Gjykatës së Lartë të zbardhë menjëherë Vendimin për Pushimin e Çështjes ndaj Fatmir Mediut dhe njëkohësisht nxisim me forcë Prokurorinë e Përgjithshme të depozitojë menjëherë në Parlament kërkesën për heqjen e imunitetit ndaj deputetit Fatmir Mediu duke i hapur kështu rrugë hetimit në themel të tragjedisë së Gërdecit”, theksoi Tahiri.

Ai shtoi se çdo hetim i dështuar nga Gjykata e Lartë apo Prokuroria e Përgjithshme vlen të konsiderohet si bashkëfajësi për të fshehur drejtësinë e për të amnistuar Fatmir Mediun pas artificave ligjore tërësisht të kapërcyeshme.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›