Thellim bashkëpunimi me Britaninë për sigurinë publike
Gjatë këtij takimi kortezie, z.Meta dhe Ambasadorja McIlwham vlerësuan nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe shprehën vullnetin reciprok për të thelluar në veçanti marrëdhëniet në fushën e rendit dhe sigurisë publike si dhe në sistemin gjygjësor.
Z. Meta i shprehu Ambasadores McIlwham mirënjohjen e tij për mbështetjen e deritanishme të Britanisë së Madhe dhe e siguroi atë për bashkëpunim të frytshëm nga ana e Qeverisë shqiptare.
Ambasadorja McIlwham e siguroi z. Meta për mbështetjen që Britania e Madhe do të vazhdojë t’i ofrojë Shqipërisë në avancimin e shpejtë të procesit integrues në strukturat Euro-Atlantike dhe atij të liberalizimit të vizave.
Së fundmi, Ambasadorja McIlwham i dorëzoi z.Meta letrën e urimit nga Sekretari i Jashtëm z.David Miliband ku vlerësohet “roli ndihmues dhe konstruktiv i Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.