E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ironia e Spahiut: PD gjithmonë është e para për protesta, por e dyta në zgjedhje

Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv protestën e sotme të opozitës përpara kryeministrisë. Për Spahiun, PD dhe Berisha kanë qenë gjithnjë të parët në protesta, por të dytët në zgjedhje.

Sipas tij, qëllimi i tubimit të Berishës nuk ishte sinjal për Edi Ramën, por për fraksionet brenda PD-së apo partitë e vogla opozitare apo të reja.

‘I çon mesazh Bardhit, Bashës, Tabakut, gjithëve që në radhë të parë nëse doni të jeni deputet listën e bëj unë. I çon fjalë partive të tjera opozitare, që ose nën ombrellën tonë, ose asimilioheni. Ajo që i ka dhënë Berishës epërsi, edhe me Bashën kanë qenë numrat. Protesta nuk ka efekt për përmbysjen e Edi Ramës, ka efekt për përmbysjen e Bashës, e fraksioneve brenda partisë. Që vota për çdo parti tjetër është dëm. A do ketë efekt në zgjedhje, e kam me dyshim. Ka një qasje të dysmitë, Berisha ka qenë kampion në protesta, por nënkampion në zgjedhje. Ai gjithmonë do të ketë protagonizmin opozitar.’

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›