Ironia e “The Portugal News”: “Little Portugal”

“Little Portugal” (Portugalia e vogël). Ky ishte titulli i gazetës portugeze “The Portugal News”, pas barazimit 0-0 të kombëtares portugeze të futbollit kundër Shqipërisë. Pakënaqësia për rezultatet e tre ndeshjeve të fundit të trajnerit Karlos Keiroz: 2 barazime pa gola e një humbje, është rritur në shtetin iberik.
“Ishte një Portugali e zbehtë dhe e paimagjinueshme në një barazim zhgënjyes pa gola në shtëpi kundër një Shqipërie me dhjetë veta, çka e vendos skuadrën në kufijtë për të mos be kryerr udhëtimin drejt Afrikës së Jugut në Kupën e Botës të vitit 2010”, -shkruante gazeta portugeze.
“Pas një barazimi të besueshëm kundër Suedisë në transfertë në fundjavën e kaluar, portugezët kishin shpresuar të shihnin ekipin e tyre kombëtar të shfaqnin disa nga fuqitë e tyre të zjarrta kundër lojtarëve të parëndësishëm nga Shqipëria në takimin e zhvilluar në Braga të mërkurën në mbrëmje (15 tetor)”, - vazhdon kritikat gazeta e lartpërmendur.
“Por nuk ia dolën. Edhe pse në formacionin startues ishin përfshirë lojtarë nga Mançester Junaitid, Çelsi, Reali i Madridit e Interit. 11-shi i panjohur nga Shqipëria ia doli të bëjë të tijin, edhe pse u reduktua në 10 veta pas vetëm 40 minutash lojë (Teli doli në minutën e 42-të), duke marrë një rezultatin më të madh të tyre në një ndeshje, që në një farë mënyre mund të konsiderohet si idiote”.
Kritikat nuk kursejnë as yllin e Mançester Junaitid. “Kristiano Ronaldo, kapiten në këtë ndeshje, edhe pse pati mbështetjen e pakufishme e tifozëve të duruar të Bragës, nuk u shpëtoi fishkëllimave, pasi ylli i Mançesterit në mënyrë të pazakonshme nuk ishte produktiv atë natë. Ronaldo, i cili është në prag të votimit për të qenë futbollisti më i mirë në botë për këtë vit, luajti në anën tjetër të krahut ku luan zakonisht, dhe pas sulmuesit të vetmuar të Verder Bremenit, Hugo Almeida, ndërkohë që trajneri i Portugalisë, Karlos Keiroz dështoi të përçante mbrojtjen shqiptarë të vendosur më perfekte faktikisht”.
Portugalia ka pesë pikë pas katër ndeshjesh, po aq sa Shqipëria, dhe detyrimisht i duhet të fitojë takimet e mbetura. Portugalia duhet të presë tani pesë muaj përpara se të rinisin ndeshjet kualifikuese, ku do të presë në shtëpi Suedinë, përpara se të udhëtojë drejt Shqipërisë në muajin qershor, ku shpreson të hakmerret ndaj shqiptarëve.
E Premte, 17 Tetor 2008