Altin Lala, titullar kundër Hoffenheim

Kapiteni i Shqipërisë, Altin Lala, ishte ndër më të dalluarit në barazimin e madh kundër Portugalisë, por mesfushori luftarak shqiptar ka rifituar vendin e titullarit me ekipin e tij Hannover 96 për ndeshjen në transfertë kundër Hoffenheim 1899.
Trajnerit të Hanoverit, Dieter Hecking, do t’i mungojnë dy lojtarë, Vinicius dhe Christian Schulz, të cilët kanë probleme me shpinën. Situata është e pakëndshme në shtëpinë e Hannover 96, pasi janë edhe të tjerë lojtarë me probleme: Enke, Ismael, Tarnat dhe Rosenthal.
Sipas goal.com, rolin e mbrojtësit Vinicius do ta kryejë lojtari i kombëtares zvicerane, Mario Eggiman, ndërsa në vend të Christian Schulz do të jetë shqiptari Altin Lala.
E Premte, 17 Tetor 2008