Ironia e karikaturistit për zgjedhje: Me ty fituam!
Mjeshtri i madh Bujar Kapexhiu ka ironizuar rezultatin e zgjedhjeve përmes një karikature. Në karikaturën që Kapexhiu ka vendosur të bëjë shihet kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, të cilët falenderojnë Enkelejd Alibeajn pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 14 Majit.
Gjithashtu shihet edhe vula e Partisë Demokratike e hedhur në tokë që nuk i intereson aspak Alibeajt, duke e lënë ta pshurri dhe qeni.
“Me ty fituam”, shfaqet Rama teksa i thotë Alibeajt në karikaturën e Kapexhiut.
Ndërkohë, përpos karikaturës Kapexhiu shkruan: Mision i kryer.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
