Ironia me "Gërdecin, Mediu padit prokurorinë
Mediu i është drejtuar gjykatës së Tiranës me një padi, ku i kërkon shfuqizimin e vendimit që ka firmosur për pushimin e kallëzimit penal që ai bëri ndaj Ina Rames dhe kreut të drejt. së Hetimit për nxjerrje të sekretit hetimor të dosjes
TIRANE-Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i akuzuar si përgjegjës për tragjedinë e 15 marsit 2008 në Gërdec, tenton të sfidojë kryeprokuroren Ina Rama. Pasi humbi betejën e parë me të në prokurorinë e Tiranës, ku titullari i kësaj të fundit, Genti Xholi vendosi të pushojë padinë e deputetit republikan, i cili e akuzonte Ramën dhe drejtorin e hetimit, Sokol Stojani për nxjerrje të sekretit hetimor, tashmë i është drejtuar gjykatës. Ardian Visha, mbrojtësi ligjor i Mediut, i kontaktuar dje me telefon nga “G. Shqiptare”, u shpreh se “kemi depozituar një padi në gjykatën e Tiranës, ku kërkojmë shfuqizimin e urdhrit të prokurorit që vendosi për pushimin e kallëzimit penal të bërë nga ana jonë. Sapo u njohëm me vendimin e prokurorisë, iu drejtuam gjykatës”. Nëpërmjet avokatëve, Mediu i kërkon gjykatës të detyrojë prokurorinë që të nisë hetimet për shefen e organit të akuzës, Ina Rama, dhe kreun e hetimit në këtë institucion, Sokol Stojani. Ai pretendon se prokuroria e Tiranës nuk ka bërë asnjë verifikim apo veprim hetimor për kallëzimin e tij ndaj Ramës dhe Stojanit. Fatmir Mediu e kallëzoi penalisht Ina Ramën dhe Sokol Stojanin në prokurori, pak ditë pasi dosja “Gërdeci” ishte dorëzuar për gjykim në Gjykatën e Lartë. Ai e akuzon kryeprokuroren për nxjerrjen e të dhënave hetimore. Sa i përket Stojanit, ai e akuzoi atë për disa mesazhe që sipas Mediut, ua kishte dërguar gazetarëve që kishte përballë në një emision televiziv. Do të jetë gjykata, e cila do të vendosë për fatin e padisë së ish-ministrit të vënë nën akuzë për ngjarjen e rëndë, ku humbën jetën 26 persona.
(d.b/GSH/BalkanWeb)